Grabitet shtëpia e ish-ministrit francez

Evropë

Grabitet shtëpia e ish-ministrit francez

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 07:31
Philippe Douste-Blazy

Hajdutët vodhën sende me vlerë rreth 120,000 euro nga shtëpia e ish-ministrit të Jashtëm francez Philippe Douste-Blazy në Paris, tha Radio Europe 1.

Sipas Europe 1, ish-ministri humbi dy ora Patek Philippe, bizhuteri dhe artikuj lëkure, si dhe veshje luksoze. Politikani nuk ishte në shtëpi në momentin e grabitjes dhe e mori vesh ngjarjen vetëm pas kthimit të tij. Douste-Blazy bëri një kallëzim për vjedhje dhe çështja u transferua në polici.

Më herët, kryeministri francez Gabriel Attal premtoi të punojë për të përmirësuar sigurinë në rrugët e qyteteve franceze duke rritur numrin e patrullave të policisë dhe duke përmirësuar koordinimin midis agjencive të zbatimit të ligjit, institucioneve arsimore dhe shërbimeve sociale. Vëmendje e veçantë pritet t’i kushtohet edhe parandalimit të vjedhjeve.

Douste-Blazy shërbeu si Ministër i Kulturës së Francës në 1995-1997 dhe si Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në 2004-2005. Nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Dominique de Villepin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat