Profesori i shkencave politike e shpalos supozimin e tij se kush do të jetë Kryeministri i ri në Serbi

Evropë

Profesori i shkencave politike e shpalos supozimin e tij se kush do të jetë Kryeministri i ri në Serbi

Më: 7 mars 2024 Në ora: 00:42
Ana Bërnabiq dhe Vuçiq

Profesori i shkencave politike dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit, profesori Florian Bieber ka shkruar se Marko Gjuriq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë.

“Marko Gjuriq, supozoj, është kryeministri i ri i Serbisë” ka shkruar Bieber. 

Këtë koment Bieber e ka bërë në platformën X ku ka shpërndarë lajmin se Ana Bërnabiq s’do të jetë më kryeministrie.

Ndryshe gjatë ditës Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministrja e deritashme e Serbisë Ana Bërnabiq nuk do të jetë më në këtë post.

Sipas tij, Bërnabiq do të jetë kryetare e re e Parlamentit të Serbisë.

Ai tha gjithashtu se mandatari për formimin e qeverisë së re do të caktohet brenda 7- 10 ditësh.

Duke folur për Ana Brnabiqin, Vuçiq theksoi se ajo është surpriza më e madhe në politikën serbe për të.

“Ana Brnabiq është surpriza ime më pozitive, ajo bëri më së shumti përparim, luftoi aq fort dhe guximshëm”, tha presidenti i Serbisë.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë gjatë shkurtit kishte deklaruar se Marko Gjuriq deri më tani ambasador i Serbisë në SHBA po kthehet në vendin e tij ku do të marrë një nga pozitat më të rëndësishme ne shtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat