Opozita franceze në panik nga mundësia e konfliktit Evropë-Rusi, kërkojnë që Franca mos të nis konfliktin

Evropë

Opozita franceze në panik nga mundësia e konfliktit Evropë-Rusi, kërkojnë që Franca mos të nis konfliktin

Nga: F. B. Më: 8 mars 2024 Në ora: 08:37
Parisi

Partitë opozitare janë duke polemizuar ashpër rreth deklaratave të fundit si nga presidenti francez Makron, po ashtu edhe nga Moska përkatësisht Putin, ku thuhet se duhet gjetur zgjidhje dhe duhet pasur vija të kuqe e jo të futemi në konflikt – posaçërisht jo që konfliktin e para ta nis Franca.

Gazeta “Pravda” shkruan se Parisi është në panik, ndërsa politikanët atje janë ngritur në këmbë dhe po debatojnë ashpër rreth qëndrimeve edhe deklaratave nga Moska dhe nga Makroni.

Paris dëshiron që mos të përfshihet në konfliktin aktual në Ukrainë, këtë e kanë thënë disa nga subjektet opozitare  ndaj presidentit francez Emanuel Makron.

"Mendoj se mund të gjendet zgjidhje përveç ngutjes në luftën e re botërore. Është e domosdoshme që të vendose vija të kuqe nga Franca dhe presidenti Makron”, ka thënë lideri i partisë Lidhja kombëtare Zhordan Bordel.

Lideri opozitar citohet të ketë thënë se “posaçërisht është me rëndësi që vetë Franca mos ta filloj konfliktin me Rusinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat