​Gjashtë alpinistë janë zhdukur qe nga dje në Alpet zvicerane

Evropë

​Gjashtë alpinistë janë zhdukur qe nga dje në Alpet zvicerane

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Gjashtë alpinistë të skive janë zhdukur në Alpet zvicerane që nga dje.

Kërkimet e shpëtimtarëve zviceranë janë duke u zhvilluar përgjatë rrugës Zermatt-Arolla.

Grupi i alpinistëve, ka thënë policia e kantonit Valais në një shënim, ishte larguar dje nga Zermatt, në rrëzë të anës zvicerane të Matterhorn, dhe është zhdukur në zonën e Tete Blanche.

Këta janë anëtarë të së njëjtës familje nga Valais, transmeton faqja e gazetës Le Nouvelliste.

Kushtet e motit aktualisht janë shumë të këqija, gjë që e bën shumë delikat operacionin e shpëtimit, sqaron policia zvicerane

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat