​7 të zhdukur nga stuhia në Francë

Evropë

​7 të zhdukur nga stuhia në Francë

Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Shtatë persona, duke përfshirë dy fëmijë, janë zhdukur në rajonin Gard të Francës jugore pasi janë përfshirë nga përmbytjet, tha në një përditësim prefektura.

Një baba dhe dy djemtë e tij 4 dhe 13-vjeç ndodheshin në Dions, në veri të Nimes, rreth orës 23:30 të së shtunës, dhe dy persona të tjerë në Goudargues, në veri të departamentit, rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës, tha në një konferencë shtypi sekretari i përgjithshëm i prefekturës, Frederic Loiseau.

Një automobilist tashmë ishte raportuar i zhdukur të shtunën në mbrëmje në Gagnieres, gjithashtu në veri të departamentit.

Një burrë është zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës në Saint Martin de Valamas, në Ardeche, tha prefektura e departamentit.

Një operacion kërkimi është nisur nga forcat zjarrfikëse dhe xhandarmëria. Sipas një burimi të xhandarmërisë, personi i zhdukur është drejtor i një hidrocentrali. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat