Vëllezërit Tate u arrestuan në Rumani pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar

Evropë

Vëllezërit Tate u arrestuan në Rumani pas urdhër-arrestit të lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 12 mars 2024 Në ora: 08:39
Andrew Tate, dhe vëllai i tij Tristan

Influencuesi i diskutueshëm i mediave sociale, Andrew Tate, dhe vëllai i tij Tristan janë arrestuar në Rumani mbi akuzat për agresion seksual.

Vëllezërit u arrestuan me akuza që datojnë midis viteve 2012 dhe 2015.

Atyre iu dorëzua një urdhër arresti evropian nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar – dhe një hetim është në pritje.

Andrew dhe Tristan mohojnë të gjitha akuzat kundër tyre.

Vëllezërit po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor në Rumani, ku ata jetojnë, dhe më parë kishin qenë në burg dhe më vonë në arrest shtëpiak që kur u ndaluan në dhjetor 2022.

Kjo vjen pasi Tate fitoi një apel në gusht 2023 për t’u liruar nga arresti shtëpiak, ndërsa pret gjykimin në një datë që ende nuk është vendosur.

Vëllezërve iu tha se mund të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat