Rrëzohet një avion rus me 15 persona në bord, thotë Moska

Evropë

Rrëzohet një avion rus me 15 persona në bord, thotë Moska

Më: 12 mars 2024 Në ora: 14:27
Avioni ushtarak transportues i Rusisë, Il-76. Fotografi nga arkivi.

Një avion ushtarak transportues i Rusisë është rrëzuar të martën derisa po ngrihej nga një bazë ajrore në perëndim të Rusisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Ministria tha se 15 persona ishin në bordin e avionit. Sipas saj, tetë prej tyre ishin pjesë e ekuipazhit, ndërsa shtatë të tjerë udhëtarë.

Ministria nuk tregoi nëse kishte apo jo të mbijetuar.

Zjarri në motor gjatë ngritjes ka mundur ta shkaktojë rrëzimin e avionit, sipas Ministrisë.

Avioni katërmotorësh, Il-76, është avion transportues që është përdorur prej viteve ’70 nga forcat ajrore sovjetike dhe pastaj nga ato ruse.

Rrëzimi i avionit ndodhi në një ditë kur Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi se Ukraina e sulmoi Rusinë me dronë dhe raketa.

Në të kaluarën, dronët ukrainas i kanë goditur disa baza ajrore ushtarake thellë brenda Rusisë./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat