Policia zvicerane arreston dy vajza serbe hajdute, që deshën të hyjnë…

Evropë

Policia zvicerane arreston dy vajza serbe hajdute, që deshën të hyjnë…

Më: 14 mars 2024 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Brnë, 13 mars -Falë një informacioni nga publiku, policia e zvicerane ka arrestuar dy vajza serbe për vjedhje. Ato u arrestuan pasditen e së martës në Wangen pranë Olten, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar burimeve të policisë kantnale te Solothurnit (SO)

Dy vajzat u përpoqën të hynin në një shtëpi të vetme, siç njoftoi policia kantonale e Solothurnit të mërkurën.

Sipas të dhënave fillestare, janë dy vajza serbe të cilat dyshohet se janë të moshës 12 dhe 14 vjeç, sipas policisë. Identiteti i tyre ende nuk është përcaktuar me siguri.

Të dyja u ndaluan nga një patrullë policie në orën 13:00 kur u përpoqën të hynin në shtëpinë e familjes. Mësohet se ato janë arrestuar përkohësisht për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat