Arma e re laserike e ushtrisë britanike, mund të godasë me saktësi monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej një kilometri

Evropë

Arma e re laserike e ushtrisë britanike, mund të godasë me saktësi monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej një kilometri

Më: 14 mars 2024 Në ora: 10:27
Saktësia e armës është aq e madhe, sa që mund të godet monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej rreth një kilometër.

Një video e deklasifikuar nga qeveria britanike, shfaq armën e re laserike të ushtrisë britanike.

Ishte ministria britanike e Mbrojtjes e cila “shfaqi fuqinë e armës laserike”, që mund të godet objektivin me shpejtësinë e dritës.

Grant Shapps, Sekretari britanik i Mbrojtjes tha se vendi i tij i ka kaluar disa vite duke zhvilluar armën e re të quajtur DragonFire, që është një armë e re laserike.

Në janar të këtij viti, ministria britanike e Mbrojtjes pati njoftuar se ka kryer me sukses testin e parë të armës laserike.

Rrezja e veprimit e DragonFire është sekret, ndërsa nga qeveria britanike kanë bërë të ditur se ajo mund të rrëzojë çfarëdo droni që gjendet në ajër.

Saktësia e armës është aq e madhe, sa që mund të godet monedhën 1 funtëshe nga një distancë prej rreth një kilometër.

E testet e armës së re janë kryer në veriperëndim të Skocisë, ku ushtria dhe marina e këtij vendi bashkuan forcat për të testuar teknologjinë e të ardhmes, kur bëhet fjalë për kapacitetet e mbrojtjes ajrore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat