Punonjësit në aeroportet e Gjermanisë ngrihen në grevë dhe kërkojnë rritje page, mbi 90 mijë qytetarëve u anulohen fluturimet

Evropë

Punonjësit në aeroportet e Gjermanisë ngrihen në grevë dhe kërkojnë rritje page, mbi 90 mijë qytetarëve u anulohen fluturimet

Më: 14 mars 2024 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Dhjetëra mijëra pasagjerë janë prekur nga greva e sotme (e enjte 14/3) e stafit të sigurisë në aeroportet e Berlinit, Hamburgut, Shtutgartit, Karlsruhe/Baden-Baden dhe Këln/Bonn.

Një situatë e ngjashme pritet të jetë edhe nesër në aeroportet e Hanoverit, Dortmundit, Dresdenit, Leipzig-ut dhe atë të Karlsruhe/Baden-Baden.

Sipas Shoqatës së Aeroporteve Gjermane (ADV), gjithsej më shumë se 580 fluturime do të anulohen sot, duke prekur të paktën 90,000 udhëtarë. Në aeroportet e Berlinit, Shtutgartit dhe Hamburgut u njoftua paraprakisht se nuk do të kishte nisje sot.

Sindikata Ver.di, e cila përfaqëson 25,000 punonjës të kompanisë privatë të sigurisë së aeroportit, po kërkon një rritje page prej 2.80 €/orë gjatë 12 muajve dhe ndryshime në pagën jashtë orarit. Deri më tani pesë raunde negociatash janë përfunduar pa rezultat dhe raundi tjetër është caktuar për 20 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat