Të zhveshur brenda makinës, çifti i të rinjve në Itali gjenden të vdekur në garazh

Evropë

Të zhveshur brenda makinës, çifti i të rinjve në Itali gjenden të vdekur në garazh

Më: 16 mars 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një çift të rinjsh në Itali janë gjetur të vdekur në një garazh në Secondigliano, lagje periferike në Napoli.

Sipas mediave të huaja, kufomat e tyre i gjeti babai i djalit 24-vjeçar brenda një makine ku ata ndodheshin.

Në momentin që u gjetën të pajetë, ata ishin të zhveshur, të shtrirë në një nenjëse dhe dyshohet se kanë humbur jetën nga tymi i lëshuar nga makina.

Kjo skenë zhyti në dëshpërim absolut babanë e viktimës, Vincenzo Nocerino, një djalë 24-vjeçar.

Zbulimi u bë mëngjesin e sotëm në orën 8.30 kur ai ngriti grilat e garazhit në via Fosso de Lupo në Secondigliano.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat