Kush do të jetë kryeministri i ri i Serbisë? Gazetari zbulon emrin

Evropë

Kush do të jetë kryeministri i ri i Serbisë? Gazetari zbulon emrin

Më: 18 mars 2024 Në ora: 14:15
Dusan Milenkovic

Dusan Milenkovic gazetar në Serbi, ishte i ftuar këtë të hënë në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar deklaratën e dhënë ditën e djeshme nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

I pyetur se cilët janë “miqtë që e kanë tradhtuar” Aleksandër Vuçiç në Këshillin e Europës, gazetari tha se nuk ka pasur asnjë tradhti ndaj tij ndërsa shtoi se Vuçiç ka bërë shumë hapa pas që prej momentin kur ka ardhur në pushtet.

“Vuçiç nuk ka mjete në Kosovë, ai ka marrë në kontroll shumë pushtete kur u zgjodh, por ka bërë shumë hapa pas, ai nuk kontrollon më as politikanët serb në Kosovë.

I pyetur se cili do të jetë kryeministri i ri i Serbisë, Milonkevic u përgjigj se gjasat më të mëdha janë të jetë  zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç.

Vuçiç jo, Vuçiç nuk do të jetë kryeministër zgjedhjet u mbajtën në dhjetor dhe ne presim që Vuçiç të mos jetë kryeministër. Mund të themi Vuçaviç. Ai ka gjasa të jetë kryeministër i Serbisë në muajt e ardhshëm”,-tha gazetari serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat