Teknika e gënjeshtrave është rregull në Rusi!

Evropë

Teknika e gënjeshtrave është rregull në Rusi!

Nga: H.R. Më: 18 mars 2024 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Me të tilla shifra, regjimi po i thotë hapur popullit: “Po gënjejmë”. Diktatura ka marrë një tjetër mandat drejtë spirales rënëse sepse me rezultate të tilla siç po paraqet tani Putini, populli është aty kur regjimi thotë: “Po, ne gënjejmë. Dhe ne e dimë që ju e dini që po gënjejmë."…)

Megjithatë regjimi e bën atë. E bën këtë sepse e di se është në gjendje ta bëjë! Kur sundimtari mund të paraqesë shifra me seriozitet të dukshëm, siç po bën tani Putini, ai e bën këtë për t'i treguar popullit se sa i pafuqishëm është. Porosia është; (ne - fuqia - jemi aq të fuqishëm sa mund të bëjmë çfarë të duam me ju)! Gënjeshtra e madhe nuk është thjesht një gënjeshtër. Gënjeshtra e madhe është bërë një teknikë e efektteme e sundimit…)

Me zgjedhjet e këtij viti, Putin po bën një hap të gjatë dhe absurd. Mediat e pavarura ishin në gjendje të raportonin para zgjedhjeve se informacioni i rrjedhur nga Kremlini tregonte se regjimi urdhëroi një pjesëmarrje në zgjedhje prej 70 deri në 80 përqind dhe një mbështetje për Putinin prej 75 deri në 85 përqind. Në sistemin rus, u takon zyrtarëve zgjedhorë që të japin urdhrin. Me një pjesëmarrje në votime prej 77-87 përqind, ata dolën jashtë mase. 

Në vitin 1937, gjatë terrorit të Josef Stalinit, terrori ndryshonte nga ai i Hitlerit në atë që Gestapoja e Hitlerit torturonte të burgosurit duke rrëfyer për sabotimin dhe rezistencën e regjimit që ata kishin bërë në të vërtetë, ose të paktën mund të dyshohej se kishin bërë. Xhelatët e Stalinit shkuan më tej, ata i torturuan të burgosurit e tyre për t'i bërë ata të rrëfenin diçka që padyshim nuk e kishin bërë, siç ishte spiunimi për Japoninë, Britaninë e Madhe apo Shtetet e Bashkuara, dhe se komunistët aktivë rrëfenin se ishin armiq të përjetshëm të Bashkimit Sovjetik.

Kështu u tha Stalini armiqve të tij dhe mbarë vendit, se fatkeqësia e tyre nuk kishte të bënte me të vërtetën. Se ai - Stalini - ishte më i fortë se çdo e vërtetë dhe kishte fuqinë të këmbëngulte se e zeza ishte e bardhë, edhe pse kushdo që donte mund të shihte se nuk ishte e vërtetë. Kështu u rrit fuqia, sepse mundi, dhe sepse terrori i gënjeshtrave ishte vetë efektiv, tmerrësisht efektiv.

Në vitin 2024, Putini është një hije e zbehtë e Stalinit në 1937, rezultati i zgjedhjeve është një gënjeshtër e dukshme, por është gënjeshtër t'u thuash njerëzve se sa të pafuqishëm janë. Por ku është Putini në vitin 2036 – 100 vjet pas terrorit të Stalinit – kur, sipas kushtetutës aktuale, ai duhet të japë dorëheqjen? Sot, asnjë komentues i kualifikuar nuk do të spekulojë. Dhe kjo është ndoshta gjëja më e frikshme. Askush nuk e di se për çfarë do ta përdor Putini mandatin e tij të ri dhe të zgjatur. Përveç vazhdimit të luftimit në Ukrainë. Putini tashmë e ka kthyer Rusinë në një vend në luftë. Më shumë se 30 për qind e buxhetit të shtetit shkon për luftën dhe do të jetë më shumë sepse lufta do ta kërkojë. Lufta në Ukrainë tashmë është bërë arsyeja e ekzistencës së shtetit të Putinit dhe oksigjeni politik i Putinit, asgjë e mirë edhe pas këtyre zgjedhjeve presidenciale në këtë fundjavë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat