BE: 5 miliardë euro për mbështetjen ushtarake të Ukrainës

Evropë

BE: 5 miliardë euro për mbështetjen ushtarake të Ukrainës

Më: 19 mars 2024 Në ora: 08:23
BE ka krijuar një fond të posaçëm asistence ushtarake për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm që përfaqësojnë 27 vendet e BE-së ranë dakord të rrisin gjatë vitit 2024 mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro. Kjo do të bëhet në kuadrin e Instrumentit Evropian të Paqes (EPF) për ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Këshilli Evropian njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda EPF-së një Fond të posaçëm Asistence për Ukrainën (UAF).

Fondi i sapokrijuar do t'i mundësojë BE-së t'i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse si dhe trajnimeve e stërvitjeve.

Image
BE-së do ta mbështesë ushtrinë ukrainase me pajisje ushtarake si dhe trajnimeFotografi: Viacheslav Ratynskyi/REUTERS

"Me këtë fond ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën që të mbrohet nga lufta e agresionit të Rusisë me çdo gjë që i duhet dhe për aq kohë sa nevojitet”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Sanksione lidhur me vdekjen e Navalnit

Ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord gjithashtu të vendosin sanksione ndaj 30 zyrtarëve rusë për të cilët mendohet se janë përgjegjës për vdekjen muajin e kaluar të kritikut të Kremlinit Aleksei Navalninë një burg në Arktik.

"Ne ramë dakord për sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për vrasjen e Aleksei Navalnit," tha Borrell pas takimit.

Image
Gjermani: Pllataka përkujtimore për vdekjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei NavalniFotografi: DW

Duke ndjekur hapat e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, BE-ja tha se do të vendosë ndalime udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për drejtuesit e burgut, të cilët i konsideron përgjegjës për vdekjen e figurës drejtuese të opozitës./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat