Itali, inflacioni rritet në 1.3% në mars - ISTAT

Evropë

Itali, inflacioni rritet në 1.3% në mars - ISTAT

Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Norma e inflacionit në Itali u rrit në 1.3% në mars, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga ISTAT të premten.

Rritja vjen pasi inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në 0.8% në shkurt, në të njëjtin nivel me janarin.

Agjencia Kombëtare e Statistikave shtoi se inflacioni bazë neto nga mallrat e energjisë dhe ushqimet e freskëta u rrit nga +2.3% në +2.4%, ndërsa inflacioni bazë neto vetëm i mallrave të energjisë u zvogëlua nga +2.6% në +2.5%.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, artikujve shtëpiake dhe të kujdesit personal është zvogëluar nga +3,4% në shkurt në +3% në mars dhe në ato të produkteve me frekuencë të lartë blerjesh është zvogëluar nga +2,8% në shkurt në +2,7% në mars.

Çmimet e produkteve ushqimore të papërpunuara gjithashtu u zvogëluan në muajin mars, duke rënë në +2.6% nga +4.4%, si dhe çmimet e duhanit, duke rënë nga +2.6% në +1.9%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat