Erdogan pas humbjes së zgjedhjeve: Nuk është fundi për ne, por vetëm një pikë kthese!

Evropë

Erdogan pas humbjes së zgjedhjeve: Nuk është fundi për ne, por vetëm një pikë kthese!

Më: 1 prill 2024 Në ora: 08:15
Rexhep Tayyip Erdogan

Pas humbjes në zgjedhjet lokale, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim për qytetarët. Pavarësisht rezultateve jo t ë favorshme të arritura në këto zgjedhje, Edrogan nënvizoi se 31 marsi nuk është fundi, por vetëm një pikë kthese.

“31 marsi për ne nuk është fundi, është një pikë kthese”.

Edhe pse ende nuk janë finalizuar, rezultatet e sondazhit tregojnë se ne kemi humbur terren në të gjithë vendin. Natyrisht, arsyet e kësaj rënieje do t’i analizojmë në nivel lokal. Aty ku humbasim, aty ku kemi mbetur prapa, do të identifikojmë arsyet dhe do të bëjmë ndërhyrjet e nevojshme”, tha ai.

Ndër të tjera presidenti turk, hodhi poshtë skenarët e zgjedhjeve të parakohshme pas rezultatit të zgjedhjeve, duke thënë se “Turqia ka më shumë se katër vjet përpara nga zgjedhjet e ardhshme, për të cilat duhet të jetë e përgatitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat