Inflacioni në Turqi rritet në 68.5 përqind

Evropë

Inflacioni në Turqi rritet në 68.5 përqind

Më: 3 prill 2024 Në ora: 11:57
Dyqan në Turqi

Norma vjetore e inflacionit në Turqi është ngjitur në 68.5 përqind në muajin mars.

Kjo ngritje vjen pas disfatës të së dielës të partisë së Recep Tayip Erdogan, ku shumë veta e kanë fajësuar atë për kushte jetese që janë jashtë kontrollit.

Ministri i Financave, Mehmet Simsek, ka thënë se të dhënat mujore tregojnë se inflacioni mujor është 3.16 përqind me një rënie nga 4.53 sa ishte në muajin shkurt.

Çmimet e konsumit kanë qenë pak më poshtë sesa pritshmëritë. Norma vjetore pritje të ishte 69.1 në mars, ndërsa norma mujore 3.5 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat