Franca nis hetim urgjent: Vajza 14 vjeçare bie në koma nga plagët e marra nga rrahja

Evropë

Franca nis hetim urgjent: Vajza 14 vjeçare bie në koma nga plagët e marra nga rrahja

Më: 5 prill 2024 Në ora: 11:35
Pamje nga Franca

Qeveria franceze ka nisur një hetim urgjent për një vajzë 14 vjeçare që u plagos rëndë dhe ra në koma pasi u rrah jashtë shkollës Arthur Rimbaud nga tre adoleshentë të tjerë.

Bëhet e ditur se tre sulmuesit e dyshuar janë arrestuar nën akuzat për tentativë vrasjeje të një të miture.

Një nga të akuzuarit është një vajzë nga po e njëjta shkollë, gjithashtu 14 vjeçe, e cila e ka pranuar fajin. Ndërsa dy të tjerët janë të moshës 14 dhe 15 vjeç.

E në lidhje me rastin, ministrja e arsimit, Nicole Belloubet, ka urdhëruar një hetim nga inspektorët e saj, shkruan the Guardian.

“Ky hetim do të synojë të vërtetojë realitetin e fakteve ashtu edhe të vendosë përgjegjësi”, tha Belloubet.

Sipas nënës së viktimës, Samara është ngacmuar nga të tjerë nxënës për dy vjet e gjysmë shkaku i sjelljes dhe veshjes së saj që nuk përputhet me rregullat e fesë islame.

“Nuk i kuptoj arsyet se pse e kanë sulmuar Samarën vazhdimisht, por ka diçka. Unë mendoj se është fakti që ajo është më e çliruar se disa të tjerë”, tha ajo.

Gjithashtu, nëna e Samarës pretendon se të akuzuarit e kanë publikuar një foto të vajzës së saj në rrjete sociale duke bërë thirrje që ajo të përdhunohej.

Ndryshe, edhe presidenti Emmanuel Macron është “solidarizuar” me vajzën, por ka kërkuar kujdes në nxjerrjen e përfundimeve në lidhje me rrethanat e sulmit.

“Në këtë fazë do të isha i kujdesshëm ndaj kategorizimit të gjërave dhe dua që e vërteta e plotë të vendoset dhe përfundimet të nxirren”, tha Macron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat