Papa kundër mësimit të ‘identitet gjinor’ në shkolla

Evropë

Papa kundër mësimit të ‘identitet gjinor’ në shkolla

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 12:04
Papa Françesku

Papa Françesku ripohoi mospajtimin e tij me të mësuar identitet gjinor në shkolla të dielën, pak pasi e quajti këtë hap si një “luftë kundër martesës.”

Në një fluturim drejt Romës  në fund të një udhëtimi tre-ditor në Gjeorgji dhe Azerbajxhan, Papa rrëfeu një takim me një baba francez, djali i të cilit donte të bëhej vajzë pas leximit të një teksti të kësaj lënde.

“Kjo është kundër natyrës”, tha ai. “Është tjetër gjë kur dikush ka këtë prirje … dhe është çështje tjetër ta mësosh këtë gjë në shkollë.”

“Për të ndryshuar mentalitetin – Unë e quaj këtë kolonizimin ideologjike”, tha Papa.

Papa tha se ai ende kalon kohë me transvestitët , duke çuar ata më afër Zotit.

Në gusht, Papa e quajti mësimin e teorisë së identitetit gjinor “të tmerrshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat