Merkel insiston: S’e ndryshoj politikën për refugjatët, më gjithë agresionin në rritje

Evropë

Merkel insiston: S’e ndryshoj politikën për refugjatët, më gjithë agresionin në rritje

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 15:53
Angela Merkel

Kanceralja gjermane, Angela Merkel, e ka pranuar sot se politika e saj për t’i mbajtur dyert hapur për emigrantët dhe refugjatët, ka bërë që kundërshtarët e saj djathtistë në Gjermani të sulen kundër saj në mënyrë agresive.

Por, ajo e ka bërë të qartë se politika e saj rreth kësaj çështjeje s’ka për të ndryshuar.

Vendimi i saj vitin e kaluar për t’i lënë hapur kufijtë gjermanë, bëri që rreth 900 mijë refugjatë, shumica myslimanë, të mbërrinin në Gjermani.

Kjo ka shkaktuar frikë në mesin e votuesve rreth emigracionit dhe ia ka zbehur popullaritetin e vet Merkelit.

Në një intervistë, Merkel ka thënë se është e padiskutueshme se agresioni është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të fundit.

“Tani, konfrontimet nga mediat sociale janë më të gjera dhe mprehta... kjo është demokracia sot”, tha Merkel. Ajo insistoi se kjo nuk do ta ndalojë atë së tentuari t’ua shpjegojë njerëzve politikat e veta. “U kam qëndruar pranë vendimeve të mia themelore, me gjithë kundërshtimet në rritje”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat