Markoviq takon Tillersonin: Mali i Zi në NATO më 5 qershor

Evropë

Markoviq takon Tillersonin: Mali i Zi në NATO më 5 qershor

Më: 9 maj 2017 Në ora: 10:59
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht Malin e Zi edhe pas anëtarësimit të saj në NATO.

Kështu ka deklaruar sekretari amerikan i shtetit, Rex Tilerson, në një takim në Uashington me kryeministrin malazes Dushko Markoviq, të cilit i tha se Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht pjesë e Aleancës, më 5 qershor, raporton RTCG.

“Kjo ishte një mundësi për të hapur të gjitha pyetjet e marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe ato në lidhje me Ballkanin Perëndimor, Bashkimin Evropian dhe botën”, ka thënë shefi i Qeverisë malazeze pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat