Rrëzohet një aeroplan luftarak në Spanjë, mbytet piloti

Evropë

Rrëzohet një aeroplan luftarak në Spanjë, mbytet piloti

Më: 12 tetor 2017 Në ora: 14:11
Ilustrim

Një aeroplan luftarak është rrëzuar pranë një baze ushtarake në juglindje të Spanjës të enjten, me ç’rast piloti ka humbur jetën, njoftuan autoritetet vendore.

Aeroplani ishte pjesë e kremtimeve për të shënuar ditën kombëtare të Spanjës në Madrid.

Ai është rrëzuar në afërsi të bazës Los Llanos, tek Albacete.

Aeroplani ishte pjesë e paradës ushtarake për të shënuar ditën kombëtare të Spanjës, thanë zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat