Andrea Nahles, gruaja e parë në krye të social-demokratëve - Bota Sot
Andrea Nahles, gruaja e parë në krye të social-demokratëve

Evropë

E mërkurë, 22 gusht 2018

Andrea Nahles, gruaja e parë në krye të social-demokratëve

Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:14
Andrea Nahles

Ish-ministrja e Punës, Andrea Nahles u zgjodh sot gruaja e parë në krye të Partisë Social-Demokrate (SPD), me misionin për të nxjerrë nga kriza formacionin më të vjetër politik në vend.

Gjatë një kongresi të jashtëzakonshëm në Wiesbaden, Andrea Nahles, një 47-vjeçare mori 66% të votave brenda partisë së qendrës së majtë, përballë ish-policit dhe kryetarit të Bashkisë së Flensburgut, Simone Lange.

Zgjedhja e Andrea Nahles në krye të SPD-së, që është pjesë e qeverisë brenda koalicionit të madh, do të rrisë tendencën për emërimin e femrave në funksionet drejtuese në botën politike gjermane.

Për herë të parë gjithashtu, dy partitë e mëdha kombëtare do të drejtohen nga një grua, me Angela Merkel tek konservatorët.

Gratë mbajnë gjithashtu poste kyçe në krye të së majtës radikale, ekologjistëve dhe ekstremit të djathtë.

Andrea Nahles do të zëvendësojë, Martin Schulz, në drejtimin e partisë./ATSH

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test