Hapet aeroporti i Hamburgut, pas problemit që ndikoi në 30 mijë udhëtarë

Evropë

Hapet aeroporti i Hamburgut, pas problemit që ndikoi në 30 mijë udhëtarë

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 10:24
Aeroporti i Hamburgut

Udhëtarët mund të frymojnë lirshëm sot, kur aeroporti i Hamburgut u rihap pasi dy terminale u evakuuan të dielën, duke lënë njerëzit në pritje të udhëtimeve të anuluara.

Aeroporti i pestë për nga volumi i punës në Gjermani u rihap këtë mëngjes, pasi problemi e një qark elektrik e le pa rrymë gjithë aeroportin.

Rreth 30 mijë udhëtarë u prekën nga ky problem i aeroportit, duke shkaktuar pritje dhe humbje të fluturimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat