Njihuni me njësinë elitare anti-terror, që do të përkujdeset për sigurinë e Trumpit gjatë vizitës në Britani të Madhe

Evropë

Njihuni me njësinë elitare anti-terror, që do të përkujdeset për sigurinë e Trumpit gjatë vizitës në Britani të Madhe

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 06:24
Këta pjesëtarë të njësisë elitare janë trajnuar mirë dhe në bashkëpunim me forcat e tjera të sigurisë së SHBA-ve, do të përkujdesen që vizita e Trumpit në Britani të kalon pa ndonjë problem.

Një nga njësitë me elitare kundër terrorizmit në Britaninë e Madhe, kanë shfaqur para qytetarëve sot disa nga pajisjet speciale që i përdorin për t’u kujdesur për sigurinë e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë vizitës së tij katërditore në Britani.

Me të mbërritur në Britani të Madhe, forca të shumta të armatosura deri në dhëmbë kanë “blinduar” aeroportin Stansted, ku edhe aterroi aeroplani presidencial “Air Force One”, brenda të cilit ishte Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania.

Këta pjesëtarë të njësisë elitare janë trajnuar mirë dhe në bashkëpunim me forcat e tjera të sigurisë së SHBA-ve, do të përkujdesen që vizita e Trumpit në Britani të kalon pa ndonjë problem.

Në disa fotografi të shkrepura nga mediat angleze, ata janë parë të pajisur me jelekë antiplumb, revole Glock, pushkë automatike SIG MCX Carbine, revole elektrike dhe vegla tjera, që u mundësojnë të kujdesen për sigurinë e të parit të Shtëpisë së Bardhë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat