Ftonte vajzat për seks përmes rrjeteve sociale, dorëhiqet ministri britanik

Evropë

Ftonte vajzat për seks përmes rrjeteve sociale, dorëhiqet ministri britanik

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:08
Andrew Grifiths

Ministri britanik për bizneset e vogla, Andreë Grifiths, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të disa mesazheve me natyrë seksuale që ai u kishte dërguar dy femrave. Mesazhet u publikuan në “Sunday Mirror”

Grifiths është deputet i Parlamentit britanik dhe ka qenë shef i stafit të Theresa May-t në periudhën 2004-2006, kohë kur partia e tyre ishte në opozitë.  Gifiths i ka thënë gazetës “Mirror” se ndihet “thellësisht i turpëruar” dhe në një “siklet që nuk mund të thuhet me fjalë” kundrejt gruas dhe familjes. Ai ka kërkuar falje për sikletin e madh në të cilin thotë se ka vënë kryeministren May dhe qeverinë e saj

Skandali e ka origjinën në rrjetin “Snapchat”, ku Griffiths është njohur me dy vajzat. Njëra prej tyre quhet Imogen Treharne dhe është 28 vjeçe. Griffiths i ka dërguar mbi 2 mijë mesazhe asaj dhe vajzës tjetër nëpërmjet Facebook, Instagram, Ëhatsapp dhe Snapchat.

28-vjeçarja thotë se gjithmonë biseda mes tyre niste për gjëra të tjera, por përfundonte gjithmonë te seksi. Ajo e përshkruan përmbajtjen e mesazheve si “të ndyrë” dhe “të neveritshme”.

Në lidhje me dorëheqjen analistët thonë se Griffiths “u hodh para se ta shtynin”. Ai është 47 vjeç dhe baba i një vajze 7 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat