Poroshenko: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e fluturimit MH17

Evropë

Poroshenko: Rusia është përgjegjëse për rrëzimin e fluturimit MH17

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 10:23
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia "duhet të mbahet përgjegjëse" për rrëzimin e aeroplanit të kompanisë Malaysian Airlines në zonën e luftës në lindje të Ukrainës, në vitin 2014.

Të 298 njerëzit në bordin e fluturimit MH17 kanë humbur jetën në këtë incident.

Në përvjetorin e katërt të tragjedisë, Poroshenko shkroi në Facebook se Ukraina "u ka ofruar hetuesve gjithë ndihmën e nevojshme".

MH17 është rrëzuar në rajonin Donjeck të Ukrainës më 17 korrik, 2014.

Në muajin maj, një ekip i hetuesve i udhëhequr nga Holanda ka konstatuar se aeroplani është rrëzuar nga një raketë Buk, e cila është hedhur nga Brigada e 53-të e Rusisë.

Rusia e mohon përgjegjësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat