Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi bashkë me anëtaren e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, znj.Lumnije Azemi Morina, kanë vizitua biznesin e përbashkët të grave " Dora D'Istria".
Në këtë biznes ku bëhen gatime tradicionale dhe produkte bylmeti në Ferizaj,sipas kryesuese ky " është modeli më i mirë se bashkëpunimi bënë fuqinë".
Gjithashtu Gashi-Bytyçi shprehu mbështetjen e saj dhe të Komunës e cila se pasj saj "është e vendosur të mbështesë bizneset që udhëheqen nga gratë përmes subvencioneve të ndryshme, sepse na duhet zhvillimi ekonomik, e gratë e kanë dëshmuar se janë të zonjat duke filluar nga familja e deri te udhëheqja e institucioneve të rëndësishme".
Duhet theksuar se në vazhdimësi, kryesuesja Kristina Gashi Bytyçi ka ofruar gatishmërinë e saj për fuqizimin e gruas, e cila në komunën e Ferizajt po shfaqet çdo ditë e më tepër në fuqizim e sipër.