Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt - Bota Sot
Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Ferizaj

E hënë, 24 shtator 2018

Opozita dhe pozita përplasen për pajisjet mjekësore në Spitalin e Ferizajt

Më: 31 maj 2018 Në ora: 18:43
Ferizaj

Kuvendi komunal i Ferizajt mbajti sot mbledhjen e dytë brenda këtij muaji, në të cilën u morën disa vendime.

Ndër çështjet që pati diskutime të shumta ishte edhe propozim vendimi për dhurimin e pajisjeve mjekësore nga QKMF për Spitalin e Ferizajt.

Asambleisti i LDK-së, Burim Karameta, kundërshtoi këtë propozim duke e quajtur të kundërligjshëm me ç’ rast edhe propozoi që të hiqet nga rendi i ditës.

“Ky propozim nuk mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit. Me përfundimin e diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, me shumicë votash u kalua edhe kjo pikë e rendit të ditës, sipas propozimit të bërë nga ekzekutivi i komunës”, thuhet në njoftimin e komunës së Ferizajt.

Çështje tjetër që përplasi pozitën dhe opozitën në pjesën e dytë të punimeve të Kuvendit ishte edhe propozimi nga Kryetari i Komunës, gjegjësisht Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, për rishqyrtimin- harmonizimin me dispozitat ligjore të vendimeve të Kuvendit e që kanë të bëjnë me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal të Ferizajt.

Ky propozim mori mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Kuvendit.

“Në këtë seancë të Kuvendit u miratua edhe propozim-vendimi për vënien në diskutim publik të draft-rregullores për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët, destinimi i ngastrës kadastrale 2025-0 ZK Ferizaj, vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale 1661-1 ZK Greme, Raporti i Punës për Vitin 2017, si dhe Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2017”, njofton komuna e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test