Verstappen flirton me Mercedes, mesazh Toto Wolffit

Formula 1

Verstappen flirton me Mercedes, mesazh Toto Wolffit

Më: 7 prill 2024 Në ora: 23:38
Verstappen

Pavarësisht armëpushimit te Red Bull dhe deklaratës që shefi Christian Horner tha në Suzuka për të ardhmen e Max Verstappen, që më 100% do të qëndrojë te kjo makinë edhe vitin e ardhshëm, thashethemet për transferimin e mundshëm dhe sensacional të holandezit te Mercedes nuk shuhen.

Në konferencën për shtyp pas garës së sotme në Suzuka, ku holandezi triumfoi pa shumë mund, ai u pyet për mendimin e Toto Wolff. Shefi i Mercedes e sheh Verstappen si favoritin kryesor për fitimin e kampionatit botëror për pilotë.

“Kohët e fundit Toto është treguar shumë i sjellshëm dhe thotë shumë gjëra të bukura për mua.

Dua të përballoj sezonin garë pas garë dhe ai është ende shumë i gjatë. Jam i sigurtë se do të ketë pista që mund të mos jenë aq të favorshme për ne”, tha Verstappen.

Duket qartë se kohët e fundit marrëdhënia mes Wolff dhe Verstappen është përmirësuar ndjeshëm, pasi shpesh ata kishin patur fërkime në të shkuarën, kur shefi i Mercedes mbronte Lewis Hamilton. Por tani ky i fundit ka vendosur të shkojë te Ferrari zsezonin e ardfhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat