Vettel: Schumacher-Hamilton super, më i forti një spanjoll

Formula 1

Vettel: Schumacher-Hamilton super, më i forti një spanjoll

Më: 26 prill 2024 Në ora: 14:50
Alonso e Vettel

Sebastian Vettel është absolutisht një nga emrat më të spikatur në botën e Formula 1. Piloti gjerman po mendon rikthimin në garat e shpejtësisë, zëra këto që janë konfirmuar edhe nga vetë ai në rrjetet sociale.

Së fundmi, 36-vjeçari u pyet në një intervistë në lidhje me më të mirin e garave të shpejtësisë. 4 herë kampioni i botës u përgjigj në mënyrë shumë diplomatike, teksa u shpreh:

“Më të mirët në historinë e Formula 1 janë Michael Schumacher dhe Lewis Hamilton. Michael ka qenë idhulli im që në rini, ndërsa për Lewis flasin vetë statistikat.”

Më tej foli edhe për pilotin më të fortë me të cilin është përballur, duke i patur të qarta idetë në lidhje me rivalin më të rrezikshëm.

“Fernando Alonso ka qenë kundërshtari im më i fortë. Gjithmonë i veçoj kampionatet me të, nuk harrohen duelet mes nesh. Alonso ka qenë dhe është gjithnjë kompetitiv”

Vettel u shpall 4 herë radhazi kampion i Formula 1 me skuderinë e Red Bullit (2010-2013).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat