Valdet Kaçandolli e nis sfidën më serioze në karrierën e tij

Formula 1

Valdet Kaçandolli e nis sfidën më serioze në karrierën e tij

Më: 4 maj 2024 Në ora: 12:48
Valdet Kaçandolli me makinë

Fundjavën e kaluar, në Rechberg të Austrisë, u mbajt gara e parë e Kampionatit Europian të Garave Malore (Evropean Hill Climb Championship) për vitin 2024.

I vetmi garues shqiptar ishte Valdet Kaçandolli nga Kosova. Me makinën e tij Suzuki Swift R+, ai synoi të ngjitej sa më lart në mesin e më të mirëve të kontinentit të vjetër.

Pas garës, Valdeti u shpreh i lumtur për rezultatin, përkundër konkurrencës së fortë, aksidentit në garën e fundit dhe faktit që ishte hera e parë që garonte në atë shteg.

Megjithatë, Valdet Kaçandolli, nga kampion i grupit të tretë, në Kampionatin e Evropës Qendrore (CEZ) 2022, tashmë synimet i ka të qarta për Kampionatin Evropian.

Gjatë muajit maj, do të marrë pjesë në garat malore në Subida el Fito (Spanjë) dhe Rampa Da Falperra (Portugali).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat