Alonso: Vjet prisnim gabimet e të tjerëve

Formula 1

Alonso: Vjet prisnim gabimet e të tjerëve

Më: 26 mars 2018 Në ora: 17:18
Alonso

Sezoni 2018 në Formula 1 nisi me një vend të pestë për pilotin spanjoll i McLaren-it, Fernando Alonso, një rezultat i mirë për dy herë kampionin e botës, që më në fund ka mundësi të duelojë me rivalët, pas dy sezonesh zhgënjyese. Spanjolli duket se ka lënë pas krahëve zhgënjimin e viteve të fundit dhe shpreson që këtë sezon të ketë mundësi jo vetëm të jetë kompetitiv por edhe të duelojë për fitore. “Duhet të shohim dhe mësojmë nga tri skuadrat që janë sipër nesh në renditje. Nuk e kemi humbur grintën, por vjet prisnim gabimet e të tjerëve për të përfituar, ndërsa tani kemi gjasa reale për të dueluar me më të mirët, pasi kemi hapin e tyre tha Alonso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat