Raikkonen i thyen këmbën mekanikut në Pit Stop

Formula 1

Raikkonen i thyen këmbën mekanikut në Pit Stop

Më: 8 prill 2018 Në ora: 19:26
Kim Raikkonen

Një incident vërtetë i frikshëm ka ndodhur në skuderinë Ferrari, gjatë garës së sotme në Bahrein, e cila u fitua nga gjermani Sebastian Vettel.

Piloti finlandez i kokëkuqes, Kimi Raikkonen u fut në Pit Stop, për të kryer ndërrimin e gomave, por nxitimi në dalje bëri që të përplaste njërin prej mekanikëve, duke i thyer këmbën.

Më pas gara e Raikkonen nuk shkoi aspak mirë, pasi në xhiron e 36 u detyrua ta braktisë atë, për një problem në makinë.

Video e gjeni KËTU.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat