Befason trajneri njohur: Ronaldo ka pak nga pasioni i Maradonës

Futboll

Befason trajneri njohur: Ronaldo ka pak nga pasioni i Maradonës

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:05
Befason trajneri njohur: Ronaldo ka pak nga pasioni i Maradonës

Trajneri i Benficës Jorge Jesus është i mendimit se Cristiano Ronaldo është më i ngjashëm me Maradonën se sa Lionel Messi. Strategu i njohur ka dhënë mendimin e tij për dy futbollistët që kanë dominuar futbollin në 10 vitet e fundit. Duke folur në nderim të Diego Armando Maradonës, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare, Jesus nuk i kursen fjalët e mira për të.

“Maradona është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, së bashku me Pele.

Ky i fundi është ende aty, i gjallë. Maradona ishte i madh, jo vetëm sepse ishte gjeni, por sepse e tregoi një gjë të tillë. Kjo bën diferencën sipas meje. 

Ai ishte padyshim një futbollist i klasit botëror, por pasioni i tij për futbollin ishte i madh, ishte i lindur për të qenë futbollist. Nuk ishte një produkt i punës, por ishte lindur i tillë.

Sot, duke folur për dy më të mirët në botë, Cristiano Ronaldo ka pak nga ai, Messi nuk ka asgjë. Argjentinasi nuk ka asnjë pasion. Messi është futbollist i madh, por po flasim për jetën dhe ndjenjat, të kesh pasion për lojën dhe futbollin. Mendoj se Maradona ishte mbi të gjithë në këtë drejtim”, u shpreh Jorge Jesuss.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat