Barcelona mesazh për Ronaldon, e quan Messin ‘Goat’

Futboll

Barcelona mesazh për Ronaldon, e quan Messin ‘Goat’

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi

Barcelona përmes një postimi në Instagram ka ‘thumbur’ yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo duke e quajtur Lionel Messin ‘Goat’ që nënkupton lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Dyshja do takohen në “Camp Nou”, derisa portugezi kërkon golin e parë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, klubi katalunas ka postuar një foto të dyshes ulur përballë, derisa të pasqyra afër argjentinasit shkruhet ‘Goat’.

ImageTë dy lojtarët kanë dominuar në 15 vitet e fundit dhe vazhdon të këtë debate se cili është më i miri i të gjitha kohërave.

Mbetet të shihet cili nga lojtarët do dal fitimtar në përballjen e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat