Agjenti i njohur, Mino Raiola mendon se Juventusi duhej ta transferonte sulmuesin Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi në janarin e kaluar iu bashkua AC Milanit, ndërsa “Rossonerët” janë rikthyer në skuadër të frikshme duke u renditur në pozitën e parë në Seria A.
Raiola mendon se Ibrahimovic do ishte partneri ideal për yllin e “Bianconerëve”, Cristiano Ronaldo.
“Juventusi duhej të transferonte Zlatan Ibrahimovicin”.
“Ai do të ishte partneri ideal në sulm për Cristiano Ronaldon”, deklaroi ai për Tuttosport.