Sulmuan gjyqtarin, ja sa dënohet Vitia

Futboll

Sulmuan gjyqtarin, ja sa dënohet Vitia

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 12:27
Sulmuan gjyqtarin, ja sa dënohet Vitia

Një skenë aspak e mirë është para dy javë më parë kur disa zyrtar të FC Vitia sulmuan gjyqtarin e ndeshjes Vitia – 2 Korriku, Fatmir Tahiri.

Vendimet komplete të Komisionit Disiplinor:

KF VITIA nga Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 01.12.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (mos ndërmarrje e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative , ku si rrjedhojë e saj u sulmuan fizikisht gjyqtarët e ndeshjes). Bazuar ne nenin 52 paragrafi 1 pika c dhe nenet 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika e të Rregullores disiplinore; DENOHET; me ndalesë në zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet (në cilësi të nikoqirit) dhe me të holla në shume prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla nga ana e komisionit disiplinor është 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF VITIA nga Vitia në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 01.12.2020, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (mos ndërmarrje e masave të nevojshme organizative dhe të sigurisë në pajtim me aktet normative , ku si rrjedhojë e saj u sulmuan fizikisht gjyqtarët e ndeshjes). Bazuar ne nenin 52 paragrafi 1 pika c dhe nenet 52 paragrafi 1 pika h dhe neni 10 paragrafi 1 pika e të Rregullores disiplinore ; DENOHET; me ndalesë në zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vet (në cilësi të nikoqirit) dhe me të holla në shume prej; 1000 euro (njëmijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla nga ana e komisionit disiplinor është 8 (tetë) ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)

ARBEN SAHITI; zyrtar i klubit të futbollit VITIA nga Vitia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë; 01.12.2020 për sulm fizik ne gjyqtaret e takimit në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë; 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës sulmon fizikisht gjyqtarin kryesor të takimit Fatmir Tahiri me ç`rast i shkakton lëndime trupore prej nga edhe ju deshtë ndihma e duhur mjekësore). Bazuar në nenin 51 paragrafi 1 pika b e Rregullores disiplinore; DENOHET; në kohëzgjatje për 1 (një) vit ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AFET DALLOSHI; drejtor sportiv i klubit të futbollit VITIA nga Vitia në procedurë të pezullimit nga mbledhja e komisionit datë 01.12.2020 për sulm fizik në gjyqtarët – asistentet e ndeshjes së javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; VITIA – 2 KORRIKU e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës sulmon fizikisht asistentët e ndeshjes; Fisnik Rama dhe Fatmir Agërbashi). Bazuar në neni 51 paragrafi 1 pika b e Rregullores disiplinore DENOHET; në kohëzgjatje për; 1 (një) vit ndalesë në kryerjen e të gjitha funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF KEK-u nga Obiliqi në procedurë të iniciuar nga ana e komisionit të garave, për mos prezencë të mjekut në zhvillimin e ndeshjes së javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; KEK-u – 2 KORRIKU, e zhvilluar me datë 06.12.2020 në stadiumin “ Agron Rama “ në Obiliq (prezent ishte fizioterapeuti). Raporet zyrtare. Bazuar në aktet normative të FFK-së i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

KF VËLLAZNIMI nga Gjakova në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për mos prezencën e mjekut gjatë zhvillimit të ndeshjes (prezent ishte vetëm fizioterapeuti) së javës së: XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll pë kategorinë e seniorëve Grupi A; LIRIA – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 06.12.2020 në stadiumin “Përparim Thaqi“ në Prizren. Raportet zyrtare. Bazuar në aktet normative të FFK-së i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

AGRON MECINI; drejtor i klubit të futbollit RAMIZ SADIKU nga Prishtina në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për reagimet në vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; RAMIZ SADIKU – FERIZAJ, e zhvilluar me datë 05.12.2020 në Prishtinë. Raportet zyrtare (minuta e 30 e ndeshjes reagon në vendimin e gjyqtarit kryesor të takimit). Bazuar në nenin 42.1 paragrafi a i Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

AGRON PIRA; drejtor i klubit të futbollit VLLAZNIA nga Pozharani me numër personal; 1171550056 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XIV-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; VLLAZNIA – ULPIANA e zhvilluar me datë 06.12,2020 në stadiumin me bari sintetik “Guner dhe Bajram Sylejmani“ në Sadovinë të Jerlive – Viti. Raportet zyrtare (pas përfundimit të pjesëlojës së parë kundërshton ashpër gjyqtarin kryesor të ndeshjes, po i njëjti ka vazhduar të reagojë për çka edhe ndëshkohet me karton të kuq). Bazuar në nenin 42.1 pika d e Rregullores disiplinore ; DENOHET për 2 (dy) ndeshje ndalesë në kryerjen e funksioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës

KF DARDANA nga Kamenica në procedurë te hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë; 01.12.2020 për lëshime nëe organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve Grupi; B; DARDANA – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengimi i kameramanit të autorizuar nga FFK-ja për të përcjellë ndeshjen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika g) të Rregullores disiplinore I shqiptohet masa disiplinore e QORTIMIT.

SEVDAI KASTRATI, kryetar i klubit të futbollit DARDANA nga Kamenica në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 01.12.2020 për veprime të palejuara (gabuara) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; DARDANA – RAMIZ SADIKU, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengoi kameramanin e autorizuara nga FFK-ja për hyrje në stadium në kryerjen e detyrës se tij) (recidivist) Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2 i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.

BLEDAR DEVOLLI; kryetrajner i klubit të futbollit DRENICA nga Skenderaj me numër të ID kartelës ; 009906M78 në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; XVI-të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; ARBERIA – DRENICA e zhvilluar me datë 05.12.2020 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë. Raportet zyrtare; ndëshkimi me karton të kuq; minuta e 65 sharje dhe ofendime me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes). Bazuar në nenin 42.1 pika d e Rregullores disiplinore; DENOHET për 2 (dy) ndeshje ndalesë në udhëheqjen e ekipit për ndeshjet vijuese zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat