Ronaldo: Të gjithëve na mungojnë tifozët në stadiume

Futboll

Ronaldo: Të gjithëve na mungojnë tifozët në stadiume

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 11:17
Ronaldo: Të gjithëve na mungojnë tifozët në stadiume

Cristiano Ronaldo thotë se po i mungojnë tifozët në stadiume, por se shfaqja duhet të vazhdojë patjetër.

Sulmuesi portugez i shënoi dy gola në fitoren e Juventusit 3:0 kundër Barcelonës në Camp Nou të martën, e cila ia siguroi bardhezinjve vendin e parë në Grupin G.

Ronaldo nuk kishte shënuar gol kurrë më parë kundër Barcelonën në garën elitare të Evropës.

Ish-ylli i Real Madridit e publikoi një fotografi të veten nga fusha e stadiumit të zbrazur Camp Nou, duke thënë se po i mungojnë tifozët, por loja duket të zhvillohet gjithsesi.

“Të gjithëve na mungojnë tifozët në stadiume dhe shpresoj se gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt… por deri atëherë, shfaqja duhet të vazhdojë patjetër”, shkroi CR7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat