Arsenali i gatshëm të dëgjojë ofertat për Granit Xhakën

Futboll

Arsenali i gatshëm të dëgjojë ofertat për Granit Xhakën

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 09:09
Granit Xhaka

Mesfushori Granit Xhaka është duke ‘luftuar’ që të shpëtojë karrierën të Arsenali.

Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta njësojë si bordi e shohin të papranueshëm kartonin që mori shqiptari në ndeshjen ndaj Burnleyt.

Sipas Sportsmail, pavarësisht që Xhaka ka qenë titullarë që nga viti i kaluar, klubi është i hapur që ta shesë lojtarin.

Problemet me disiplinë dhe kritikat e mëdha nga publiku, kanë ndikuar që e ardhmja e lojtarit të vazhdojë të jetë në dyshime.

Mbetet që në javët në vijim të vendoset e ardhmja e Xhakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat