Arteta mbështet Xhakën: Nuk mund të hedh poshtë gjithçka që ka bërë shkaku i një gabimi

Futboll

Arteta mbështet Xhakën: Nuk mund të hedh poshtë gjithçka që ka bërë shkaku i një gabimi

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 12:16
Granit Xhaka

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka zbehur spekulimet se mesfushori Granit Xhaka mund të largohet në janar.

Shqiptari u ndëshkua më të kuq në humbjen ndaj Burnleyt, meqenëse kapi për fyti kundërshtarin.

Ka spekulime se Arsenali është i gatshëm ta shesë Xhakën, por Arteta insiston se mesfushori ka të ardhme në klub.

“Ka pasur disa momente dhe nuk është i vetmi. Ka shumë lojtarë që kanë momente të tilla. Granit është profesionalist dhe çfarë bën për klubin dhe bashkëlojtarët është në maksimum”.

“Ai e di që ka pasur momentin kur e ka humbur qetësinë dhe e di arsyen pse, por nuk mund të hedh gjithçka që ka bërë sepse bëri gabim”.

“Të gjithë kemi bërë gabime dhe jam këtu për të mbrojtur lojtarët kur e shoh që e meritojnë dhe Granit është një ndër ata që vlerësohen çdo stërvitje në mënyrën që bën gjërat si profesionist”, tha fillimisht ai.

Tutje, tekniku spanjoll konfirmoi se gjithçka është zgjedhur.

“Gjithçka që ka ndodhur, më vjen keq por nuk mund ta diskutojë. Është zgjedhur menjëherë dhe kaq mund të them”, përfundoi ai.

Në ndeshjen e radhës, Arsenali përballet me Southamptonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat