Reali për fitore

Futboll

Reali për fitore

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:08
Reali për fitore

Fitoret ndaj dy rivalëve seriozë si Sevilla dhe Atletico Madrid kanë rikthyer qetësinë në shtëpinë e Realit të Madridit me Los Blancos që tashmë do të synojnë vazhdimësinë për t’u afruar akoma më shumë në renditje me Atleticon krysuese.

Për shkak të Superkupës së Spanjës dhe për të mos patur ndalesa të tjera në kalendar, këtë të martë dhe këtë të mërkurë do të zhvillohen dy nga sfidat e javës së 19-të që do të nisë me takimin që do të zhvillohet në Alfredo Di Stefano mes Realit dhe Athletic Bilbaos dy skuadrave që do të impenjohen në Superkupë dhe që të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live në ekranin e Supersport.

Ndryshe nga Reali, Bilbao po kalon një moment jo pasi në 5 ndeshjet e fundit ka grumbulluar vetëm 5 pikë.

Triumfi në sfidën e sotme parashikohet një mision i lehtë për skuadrën e Zidane që në rast suksesi do të ngjitej në kuotën e 26 pikëve sa Los Colchoneros dhe Real Sociedad, por baskët na kanë mësuar me surpriza në ndeshjet kundër Realit dhe në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

Hazard, Joviq dhe Odegaard do të jenë mungesat e skuadrës merengues në këtë ndeshje, mungesa që gjithsesi vështirë se do të ndihen. Real Madrid-Athletic Bilbao do të startojë në orën 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat