'Çmenduritë' e Mourinhos

Futboll

'Çmenduritë' e Mourinhos

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
'Çmenduritë' e Mourinhos

 

Jose Mourinho është nxjerrë nga qendra stërvitore e Chelseas “Cobham” pas shkarkimit në dhjetor 2015 me makinën e trajnerit të portierëve, Silvino Louro.

Aventura e dytë e trajnerit portugez në “Stamford Bridge” përfundoi pas 9 humbjesh në 16 javët e para të Premierligës, duke i lënë kampionët në fuqi në vend të 16-të, +1 pikë nga zona e rënies.

“The Athletic” zbulon prapaskenën e 5 viteve më parë, ku pas njoftimit të shkarkimit të teknikut nga klubi më 17 dhjetor 2015, për t’i shpëtuar shtypit dhe fotografëve që ishin mbledhur jashtë qendrës stërvitore të Chelsea, portugezi u fsheh në bagazhin e asistentit të tij.

Stafi i klubit sapo hëngri drekën e Krishtlindjeve në restorantin “Cobham”, ndërsa presidenti Brus Back dhe drejtori Juggen Tenenbaum iu bashkuan drekës rreth orës 14:00. Murinhos iu komunikua shkarkimi në një bisedë që zgjati 10 minuta, përpara se ai të largohej prej andej pa e vënë re askush.

Zëdhënësi për shtyp, Kevin Campelo, la qendrën stërvitore i veshur me një bluzë, kapuçin e së cilës e uli poshtë për të mbuluar fytyrën, në mënyrë që të mashtronte mediat në hyrje se ai ishte Mourinho.

Makina e tij u ndoq për gjysmë ore përpara se të kuptohej se ishte një rreng, gjë që i lejoi Murinhos të largohej brenda bagazhit të fuoristradës së Silvinos, e cila u drejtua e pavënë re nga askush në rrugët e Londrës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat