Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin nëntor

Futboll

Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin nëntor

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 16:58
Kosovare Asllani shpallet futbollistja më e mirë për muajin nëntor

Kosovare Asllani e ka fituar një çmim tejet të rëndësishëm gjatë ditës së sotme.

Falë paraqitjeve të mira në muajin e kaluar, ajo e fitoi çmimin e futbollistes më të mirë të muajit nëntor.

Gjatë këtij muaji, ajo shënoi gjashtë gola në pesë paraqitje.

Ndryshe, futbollistja mitrovicase është bërë protagoniste me skuadrën e Real Madridit.

Ndeshje pas ndeshje, ajo vazhdon t'i shënojë skuadrave kundërshtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat