​Ancelotti “i dashuruar” me Evertonin

Futboll

​Ancelotti “i dashuruar” me Evertonin

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:56
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti dëshiron të qëndrojë tek Evertoni deri në fund të kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2024.

Pas ndeshjes së fundit kundër Leicester, e cila rezultoi me fitore në të mirë të Everton, Ancelotti foli për mediat angleze, ku u shpreh i kënaqur dhe optimist për të ardhmen e tij me skuadrën e Evertonit.

“Do të dëshiroja shumë që ta respektoj dhe ta përfundoj kontratën time tek Evertoni sepse do të ishte hera e parë, përveç kohës me skuadrën e Milanit ku kam qëndruar tetë vite, qkam qëndruar tetë vite, që do të qëndroj më shumë se dy vite tek një klub”, tha tekniku italian për “Liverpool Echo”.

“Dua ta përfundoj kontratën time këtu me trofe dhe me shumë gjëra interesante”, shtoi Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat