Ademi foli në superlativë për tre legjendat e futbollit pejanë

Futboll

Ademi foli në superlativë për tre legjendat e futbollit pejanë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Ademi foli në superlativë për tre legjendat e futbollit pejanë

Presidenti Agim Ademi me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Pejë.

Në këtë takim me përfaqësuesit e këtij regjioni drejtuesit e FFK-së biseduan për rrjedhën e garave në këtë stinor dhe për situatën e klubeve në këtë kohë të pandemisë, teksa LRF e Pejës i dha përkrahje presidentit Ademi dhe KE të FFK-së për reformat dhe strategjinë e re të futbollit.

Ndërkohë, më pas drejtuesit e FFK-së kanë marrë pjesë në ndeshjen e organizuar nga KFV “Besa” për nder të legjendave të futbollit pejanë Haki Loci, Tahir Vokshi dhe Shahin Haxhiislami, ndërmjet veteranëve të Besës dhe ish-yjeve të futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti Ademi foli në superlativë për tre legjendat e futbollit pejanë, të cilët ishin udhërrëfyes dhe frymëzues të shumë gjeneratave të reja të këtij regjioni për të qenë pjesë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat