Prishtina shpërdoron rastet, Drita fiton pikë në kryeqytet

Futboll

Prishtina shpërdoron rastet, Drita fiton pikë në kryeqytet

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
FC Prishtina

Prishtina dhe kampioni në fuqi, Drita nga Gjilani, i ndanë pikët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur baras (1:1). 

Kjo ishte ndeshje e mbetur e javës së tretë të elitës së futbollit të Kosovës.

Te dy golat u realizuan nga penalltitë. Drita importon një pikë të madhe dhe me shumë fat, ndërsa sulmuesi i Prishtinës, Oto John shpërdoron tre raste të qind për qindta. 

Në minutën e 7-të, Otto John rast ideal por gjuajtjen e tij e pret portieri Rexhepi. 

Pas dhjetë minutave (17’) John sërish në rast të qind për qind, vetëm me portier, godet mbi portë. 

Në minutën e 38-të, Arago e pengon në mënyrë të palejueshme futbollistin Krasniqi dhe penallti për Prishtinën. Në minutën e 39-të, Besnik Krasniqi godet fuqishëm nga penalltia dhe kalon në epërsi Prishtinën.  

Në minutën e 74-të, Drita kërkon penallti por gjyqtari nuk mendon ashtu. Në minutën e 80-të, John edhe një herë dështon nga rasti ideal, portieri Leutrim Rexhepi reagon shkëlqyeshëm. 

Në minutën e 83-të, Dellova i Prishtinës luan me dorë dhe gjyqtari akordon penallti. Fidan Gërbeshi me mjeshtri godet nga penalltia duke barazuar rezultatin 1:1 (85'), portieri në anën e djathtë, topi shkon në të majtë. Prishtina ishte më e mirë por kur nuk i shfrytëzon rastet edhe pëson, ndërsa Drita ia doli të barazojë përmes penalltisë.

Në minutën e 90+3, Ilir Blakçori i Dritës u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve. Drita është kampion vjeshtor me 41 pikë, ndërsa Prishtina përfundon në pozitën e tretë me 32 pikë.  

Tabela
1. Drita    18    12    5    1    30:13    41
2. Ballkani    18    12    2    4    43:25    38
3. Prishtina    18    9    5    4    26:12    32
4. Gjilani    18    8    5    5    18:16    29
5. Feronikeli    18    5    8    5    22:16    23
6. Arbëria    18    6    3    9    17:20    21
7. Trepça ’89    18    6    3    9    19:27    21
8. Llapi    18    6    2    10    21:23    20
9. Drenica    18    5    4    9    11:25    19
10. Besa    18    1        3    14    13:43    6
Në pranverë, në javën e 19-të takohen:  takohen: Trepça '89-Arbëria, Feronikeli-Gjilani, Besa-Ballkani, Prishtina-Drenica dhe Drita-Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat