Agjenti i Jorginho: Nuk përjashtoj një rikthim në Itali

Futboll

Agjenti i Jorginho: Nuk përjashtoj një rikthim në Itali

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:15
Jorginho

Joao Santos, agjenti i mesfushorit të Chelsea, Jorginho, nuk përjashton rikthimin e tij në Itali.

Jorginho ka qenë shpesh temë e diskutimeve, posaçërisht kur ishte Maurizio Sarri menaxher tek Cheslea. Kjo sepse 29 vjeçari ishte njëri nga më të preferuarit e Sarrit, ai luante pothuajse të gjitha ndeshjet e sezonit, kjo bëri që spekulimet ta lidhnin atë me një kalim tek Juventus.

Por, tani pas një periudhe të vështirë për Jorginhon, ishte agjenti i tij, Joao Santos, i cili i ‘hodhi benzinë zjarrit’ duke thënë se nuk përjashton një rikthim të mundshëm në Itali.

‘Jorginho është një lojtar i Chelsea, është mirë atje. Por në të ardhmen nuk përjashtoj një rikthim në Itali’, tha ai.

Ai foli edhe për interesimin e Napolit që ka shfaqur për Emerson Palmieri.

‘Jorginho është mik i mirë me Emerson, por nuk e di nëse kanë folur për një kalim të mundshëm tek Napoli’, përfundoi Santos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat