Tottenham – Brentford, gjysmëfinalja e parë në “Carabao Cup”

Futboll

Tottenham – Brentford, gjysmëfinalja e parë në “Carabao Cup”

Më: 5 janar 2021 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Kupa EFL, e njohur ndryshe edhe si “Carabao Cup”, rikthehet sot me një ndeshje interesante në kuadër të gjysmëfinaleve, ku Tottenham pret në stadiumin “Tottenham Hotspur” skuadrën që garon në “Championship”, Brentford.

Brentford arriti të mposhtë skuadrën angleze Newcastle në çerekfinale, me rezultat minimal 1:0, kështu duke siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, skuadra e Jose Mourinhos ishte mysafire e Stoke Cityt, ku edhe lehtësisht tejkaluan çerekfinalen, duke e mposhtur Stoke me rezultat 1:3.

Sot luhet gjysmëfinalja e parë në kuadër të “Carabao Cup”, kurse nesër do të mësohet finalisti tjetër në derbin e qytetit të Manchesterit, mes “Djajve të Kuq” dhe “Citizens”.

20:45 Tottenham Hotspur – Brentford (Stadiumi Tottenham Hotspur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat