Rrezikohet ndeshja e nesërme me Liverpoolin

Futboll

Rrezikohet ndeshja e nesërme me Liverpoolin

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:30
Rrezikohet ndeshja e nesërme me Liverpoolin

Aston Villa është detyruar ta mbyllë qendrën stërvitore “Bodymoor Heath” pas një “shpërthimi” të COVID-19.

Klubi elitar anglez ka mbyllur dyert e qendrës stërvitore para ndeshjes së rundit të tretë të Kupës FA me Liverpoolin.

Ende nuk është konfirmuar nëse ndeshja do të pezullohet.

Në një njoftim të klubit nga “Villa Park” thuhet:

“Disa anëtarë të skuadrës së parë dhe të stafit janë infektuar me COVID-19 pas testimeve të fundit dhe menjëherë janë izoluar”.

“Rastet në skuadër janë rritur. Stërvitja e fundit para ndeshjes me Liverpoolin është anuluar”, thuhet më tej.

“Diskutimet në lidhje me këtë temë janë duke vazhduar me përfaqësuesit mjekësor, federatën si dhe me Premierligën”, përfundon njoftimi i Aston Villës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat